Me date 16 Dhjetor ne qytetin e Vlores,Federata Shqiptare e Alpinizmit zhvilloi Asamblene e Pergjithshme dhe ate Statuore:

1. Nder Tematikat kyesore te Rendit te Dites ishin:
  • Analiza 1 vjecare e punes se Federates,
  • Miratimi i kater antareve te Rrinj
  • Miratimi i Statutit te Ri te FSHALTM-se sipas ligjit te Ri te Sportit Nr.79/2017,statut ky i cili ishte derguar te gjithe anetareve nepermjet postes elektronike.
Ne kete Asamble moren pjese 10 antare me te drejte vote nga 14 antare qe ka federata me te drejte vote. Shoqata/Klubet Sportive qe moren pjese jane:
  1. Shoqata Alpino Turistike Vlora
  2. Shoqata Alpin  Partizani
  3. Shoqata Alpet Shqiptare
  4. Shoqata Alpinistike Tirana
  5. Shoqata e Skutisteve dhe Alpinzmit Kruja
  6. Shoqata AST Elbasani
  7. Shoqata Shumesporteshe Terbuni
  8. Shoqata Rreshqitja dhe Natyra
  9. Shoqata Alpino Turistike Permeti
  10. Klubi Shumesportesh Tomori
  • Antaret e Rrinj qe u pranuan jane:
  1. Shoqata Taraboshi Shkoder
  2. Shoqata HIG Albania
  3. Shoqata “Rroc Tirana”
  4. Shoqata Alpinistike Gjirokastra
Mbas analizes nje vjetore te akiviteve te federates u miratua dhe buxheti i ri i kerkuar per vitin 2018 ne shumen 2.5 miljon lekeve si dhe u miratua Kalendari vjetor i aktiviteteve per vitin 2018.Aktiviteti i pare njezeri ishte takimi ne Kruje me date 14 Janar ora 08.00,ne kuader te vitit te Skenderbeut per tu ngnitur ne Malin e Krujes,ku do angzhohen rreth 300 pjesmares.
  • Ceshtja e dyte qe ishte dhe nje nga pikat baze ishte “Miratimi i Statutit te Ri”
  • Per kete u kaluan ne procedim nen per nen duke e miratuar ate ne parim.
  • U la detyre per sekretarine e federates te vazhdoje me proceduren e dergimit ne MASR dhe pas miratimit te kaloje ne Gjykate Rrethit Tirane se bashku me rregjistrimin e antareve te Rrinj.
Ne fund mbas fjales mbyllese nga presidenti/i cili hapi dhe punimet e kesaj asambleje nga organizatoret u shtrua nje dreke pune.