Tashme eshte bere nje tradite ngjitja e pervitshme ne Tarabosh, ashtu dhe rritja e numrit te pjesemarresve jo vetem nga Shqiperia por dhe nga trevat shqiptare( rreth 250 pjesemarres).
Kete vit patem miq e te ftuar nga Kaçaniku, Klubi Alpin Tetova; Ostrovica, Shkupi, Kosova-Prishtina, Mali i Zi por edhe nga grupe alpinistike nga Shqiperia si: AST Elbasani, Permeti, Tirana, Durresi, Vlora etj. 
Ky aktivitet u shtri ne dy dite.
Diten e pare ( te shtunen) u mirepriten bashkeatdhetaret tane nga vendet qe vijne, duke organizuar nje darke shume te veçante ne fermen ekosociale te Z. Kastriot Facit.
Ne diten e dyte (te dielen) u organizua ne menyre perfekte ngjitja ne malin e Taraboshit ku na u bashkuan mjaft qytetare nga Shkodra dhe qytetet e tjera. Them ne menyre perfekte, pasi pak dite para se te organizohej ngjitja ne Tarabosh, anetare te klubit Taraboshi realizuan piketimin e shtigjeve te Taraboshit.
Ngjitja kete vit filloi nga fshati Zogaj duke pershkruar nje vije prej 12.5 km deri ne fermen ekosociale ne piken finale te zbritjes. 
Ky aktivitet u pasqyrua  ne median kombetare Radio Televizioni Shqiptar ne emisionin “Miremengjes Shqiperi”, si dhe ne mediat lokale ne Shkoder.