72 alpinistë vendas dhe të huaj, kanë arritur të prekin këtë të shtunë një nga majat më të larta të luginës së Valbonës, atë të Boshit në lartësinë 2416 m. Kushtet e vështira nga trashësia e dëborës dhe ngricat, gjatë marshimit nuk I kanë sprapsur alpinistët, të cilët e kanë kryer misionin e tyre për rreth 12 orë. Kreu i Federatës shqiptare së alpinizmit Jani Zizo ka mbajtur një fjalim para nisjes, duke falenderuar pjesmarrësit, në këtë ngjitje mjaft të vështirë, dhe më pas ata kanë përshkuar majat e alpeve.

Për rreth 12 orë grupi do të rikthehej në finish, një udhëtim me mjaft sakrifica, duke u përballur dhe me orteqet e dëborës, ndërsa disa nga alpinistët kanë provuar dhe rrëshqitjet e pavullnetshme, madje janë shfaqur raste rreziku për jetën e tyre nga ngricat dhe trashësia e dëborës në rreth dy metra.

Leonard Laçi ishte njeriu që ka paraprirë grupit, duke çarë dëborën, ndërsa më i riu i grupit ishte Mario Dhimitri vetëm 15 vjeç nga Përmeti.