STATUTI I FEDERATES SHQIPTARE E ALPINIZMIT DHE TURIZMIT MALOR

 


 KREU
PARIME TE PERGJITHSHME

 

NENI 1

FORMA LIGJORE, PERBERJA, SELIA

  1. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor eshte person juridik, qe krijohet ne formen e Shoqates, e cila perfaqeson bashkimin vullnetar te shoqatave, shoqerive dhe klubeve sportive ne Republiken e Shqiperise, qe vepron ne perputhje me dispozitat e ligjit nr.79/2017, date 27.04.2017 “Per Sportin”, Kodit Civil, Ligjit nr.8788, date 07.05.2001 “Per Organizatat Jofitimprurese, si dhe Ligjit 8789 date 07.05.2001 “Per rregjistrimin e Organizatave Jofitimprurese”, si dhe akte te tjera ligjore dhe nenligjore qe rregullojne kete aktivitet. Ajo eshte e vetmja organizate e njohur ligjerisht nga Shteti Shqiptar, per te zhvilluar, administruar dhe organizuar te gjitha llojet e disiplinave qe perfshin sporti I Alpinizmit ne Republiken e Shqiperise.
  2. Struktura dhe organizimi i FSHALTM jane ne perputhje me parimet e Kartes Olimpike dhe Unionit Boteror te Shoqatave Alpinistike (UIAA). FSHALTM eshte anetare e Unionit Boteror te Shoqatave Alpinistke (UIAA) nga viti 2016, eshte anetare e Unionit Ballkanik te Federatave Alpinistike (BMU) nga viti 2011,eshte anetare e Organizates Europiane te Ecja ne Natyre (ERA) nga viti 2015 dhe eshte anetare e KOKSH (Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar). FSHALTM si anetare e ketyre institucioneve sportive respekton statutin, rregulloret, direktivat dhe vendimet e tyre dhe siguron respektimin e tyre nga anetaret e saj.
  3. Jetegjatesia e saj eshte e pakufizuar. Selia e saj ndodhet ne Tirane. Ndryshimi i selise se FSHALTM behet me vendim te Asamblese, kur per te jane dakort te pakten 2/3 e numrit te pergjithshem te anetareve te saj me te drejte vote.
  4. FSHALTM njeh autoritetin e Ministrit Pergjegjes per Sportin, ne perputhje me kompetencat e parashikuara ne legjislacionin ne fuqi per Sportin.
  5. Gjuha zyrtare eshte gjuha Shqipe brenda vendit, si dhe gjuha Angleze jashte vendit, si gjuhe zyrtare e caktuar nga UIAA,EUMA,BMU.

 

 

NENI 2

 

FLAMURI , EMBLEMA , LOGO

  1. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor mban siglen FSHALTM (me shkronja te medha kapitale).
  2. FSHALTM ka stemen, flamurin dhe vulen e saj. Ndryshimi i Stemes dhe i Flamurit, behet me vendim te Asamblese kur per te jane dakort 2/3 e numrit te pergjithshem te anetareve te saj me te drejte vote.
  3. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka logon e saj, trekendesh me ngjyre te “Kuqeremte”ne mesin e saj eshte Stema me nje “Kazem Alpine ku I mbeshtetet nje litar Alpin,siper tyre eshte simboli I majes se malit me debore dhe anash kazmes eshte simboli I Diellit qe lind” Baza fundore e Trekendeshit eshte me ngjyre te zeze ku eshte shkruar me germa kapitale sigla FSHALTM
  4. Vula eshte ne forme rrethore ku shkruhet Republika e Shqiperise lart, ndersa poshte shkruhet Tirane-Albania,ne qender eshte Logo e Federates dhe anash saj ne forme rrethore shkruhet “FEDERATA SHQIPTARE E ALPINIZMIT DHE TURIZMIT MALOR”. Vula e FSHALTM perdoret vetem nga Presidenti dhe Sekretari i Pergjithshem i FSHALTM.
  5. Asnjeri, antar ose jo antar i FSHALTM, nuk ka te drejte te perdore stemen, flamurin apo vulen e FSHALTM duke i shfrytezuar ato ekonomikisht, pa miratimin zyrtar paraprak te Presidentit dhe Sekretarit te Pergjithshem.

 

NENI 3

 

QELLLIMI, FUNKSIONET DHE OBJEKTIVAT

  1. Federata Shqiptare E Alpinizmit dhe Turizmit Malor eshte organizate jofitimprurese. Te ardhurat qe krijohen ne FSHALTM nga burime te ndryshme ligjore ri-investohen 100% per zhvillimin e aktivitetit te FSHALTM.
  2. FSHALTM ndjek objektivat dhe detyrat qe jane miratuar nga Asambleja e Pergjithshme.
  3. FSHALTM favorizon zhvillimin e lidhjeve miqesore ndermjet klubeve, shoqatave e Shoqerive sportive anetare te saj si dhe zyrtareve,trajnereve apo te deleguarve te tyre
  4. FSHALTM ndihmon ne ngritjen dhe rritjen vazhdueshme te anetareve te saj
  5. FSHALTM ndihmon moralisht dhe materialisht nepermjet projekteve anetaret e saj
  6. FSHALTM njeh dhe respekton te gjitha detyrimet e antareve te saj ne perputhje me Ligjin, Statutin dhe Rregulloret e saj.
  7. FSHALTM zhvillon, promovon, kontrollon dhe rregullon aktivitetin sportiv te shoqatave,Shoqerive,klubeve antare te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor, ne te gjitha format e tij e ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise ne perputhje me kete statut.
  8. FSHALTM organizon aktivitete Kombetare si “Ngjitjet Dimerore” Ngjitjet Verore”, ”Kacavjerjet Shkembore”,”Kacavjerjet ne Murin Alpin” ne formen e Kampionatit Kombetar shpall fitues individin si “Kampion Kombetar” apo dhe “Ekipin Kampion Kombetar” ne varesi te llojit te aktivitetit per te gjitha moshat dhe ne te dy gjinite.
  9. FSHALTM perfaqeson Republiken e Shqiperise ne Federatat Nderkombetare perkatese.
  10. FSHALTM organizon ne Republiken e Shqiperise veprimtari sportive zyrtare nderkombetare me miratimin paraprak te ministrit pergjegjes per sportin dhe jep leje per organizimin e tyre nga antaret e saj.

 

 

NENI 4

  1. FSHALTM nepermjet Komitetit Ekzekutiv organizon dhe drejton te gjitha veprimtarite e Sportive Alpistike dhe ato te Turizmit Malor ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.
  2. Komiteti Ekzekutiv nepermjet vendimeve te tij koordinon veprimtarite e klubeve, shoqatave dhe shoqerive sportive.
  3. Komiteti Ekzekutiv i ngarkon sekretariatit te FSHALTM hartimin e kalendareve kombetare dhe nderkombetare duke u mbeshtetur ne programet respektive vjetore, mbi bazen e struktures se planifikimit disa vjec
  4. Komiteti Ekzekutiv nepermjet hartimit te rregulloreve percakton pjesmarrjen ne aktivitet kriteret e aktivizimit ,cakton Guidat Alpine,cakton Drejtuesit e Aktivitetit mbeshtetur ne propozimet e bera nga Komisioni Teknik apo Keshilli Trajnereve per te gjitha kategorite sportive, si dhe ne te gjitha llojet e veprimtarive qe perfshin sporti i alpinizmit.
  5. Komiteti Ekzekutiv percakton menyren e klasifikimit te veprimtarive sportive “Rregulloren Teknike te aktivitetit Alpinistik”, “Rregulloren e Brendeshme” te FSHALTM, si dhe ne te gjitha udhezimet qe dergohen nga UIAA,EUMA,BMU
  6. Komiteti Ekzekutiv percakton dokumentacionin baze, formen, permbajtjen dhe kohen e tij nga Asambleja e Pergjithshme,per Klubet, Shoqatat dhe shoqerite sportive
  7. Komiteti Ekzekutiv mer vendime dhe i delegon per zbatim Sekretariatit te FSHALTM organizimin e konferencave, kurseve, seminareve,per kualifikimin e trajnereve, drejtues per aktivitete,guidave alpine,gjyqtare si dhe sportiste te ekipeve antare te saj.
  8. Komiteti Ekzekutiv miraton dhe i delegon per zbatim sekretariatit te FSHALTM administrimin e te ardhurave nga Buxheti i Shtetit, si dhe te ardhurave te tjera te realizuara ne rruge ligjore ne sherbim te veprimtarise se saj.
  9. Komiteti Ekzekutiv miraton dhe i delegon per zbatim sekretariatit te FSHALTM realizimin e programeve, kalendareve, duke publikuar cdo botim te llojeve te tij
  10. Komiteti Ekzekutiv miraton dhe i delegon per zbatim sekretariatit te FSHALTM sigurimin e permiresimin e bazes materialo – sportive e didaktike te te gjitha niveleve.
  11. Komiteti Ekzekutiv miraton dhe i delegon sekretariatit te FSHALTM organizimin e takimeve me qellim seleksionimi, si dhe prova e teste kontrolli te ndryshme.
  12. Komiteti Ekzekutiv dhe Sekretariati i FSHALTM ndihmon ne menyre te kualifikuar ne rritjen dhe zhvillimin e marredhenieve miqesore midis antareve te Federates, si dhe mbron te drejtat e antareve te saj.
  13. Komiteti Ekzekutiv dhe Sekretariati i FSHALTM kujdesen per zgjidhjen e problemeve tekniko- organizative sportive, duke u mbeshtetur ne kete Statut, Rregulloren e Brendeshme te saj, Legjislacionin Shqiptar, si dhe aktet ligjore nderkombetare te veprimtarive ne sportin e Alpinizmit.
  14. Komiteti Ekzekutiv miraton dhe i delegon Sekretariatit te FSHALTM organizimin e ekipeve Kombetare dhe pjesemarrjen e tyre ne veprimtarite sportive nderkombetare ose autorizon pjesmarrjen e antareve te saj ne keto veprimtari.
  15. Komiteti Ekzekutiv miraton dhe i delegon per zbatim sekretariatit te FSHALTM modifikimin e “Rregullave te Aktivitetit Alpinistik” sipas standarteve zyrtare nderkombetare.

o Presidenti, Komiteti Ekzekutiv dhe Sekretariati i FSHALTM pergjigjen per organizimin dhe funksionimin e Asamblese se Pergjithshme.

NENI 5.

K.E.harton rregulloret

A.P.miraton

Komisioni I Disiplines zbaton

  1. FSHALTM ndalon diskriminimin ne veprimtarite sportive per shkaqe ,si bindjet politike a fetare,raca,etnia,gjuha,gjinia,orientimi seksual,gjendja ekonomike ose shoqerore.
  2. Asambleja e Pergjithshme, Komiteti Ekzekutiv dhe Komisioni i Disiplines percaktojne te gjitha sanksionet disiplinore te cilat duhet te zbatohen ndaj te gjitha subjekteve te rregjistruara ne FSHALTM sipas ketij Statuti, Rregullores se Brendeshme te FSHALTM, Kodit te Etikes dhe Rregullores se Disiplines.
  3. Sanksionet disiplinore kategorizohen ne:
  4. Paralajmerim;
  5. Qortim
  6. Denim Sportiv
  7. Denim ne te holla
  8. Pezullim;
  9. Perjashtim;
  10. Sanksionet shpallen me vendim te Komitetit Ekzekutiv,apo nga ndonje organ tjeter I Federates I cili ka mare kete te drejte nga Komiteti Ekzekutiv I FSHALTM sic eshte Komisioni I Disiplines.
  11. Brenda 15 diteve nga dita e marrjes se vendimit , subjekti ka te drejte t’i drejtohet me ankim“Keshillit e Arbtrimit Sportiv” (KAS) prane Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar dhe mund ta apeloje prane Gjykates se Arbitrazhit te Sportit (CAS) ne Luissane te (SUI)

 

NENI 6

FSHALTM  ka te drejten per:

  1. Organizimin e cdo veprimtari alpinistike,ne cdo forme lloj dhe disipline te saj dhe “Kampionatin Kombetar”ne “Murin Alpin”per amatore,si per meshkuj ashtu dhe per femra, si dhe cdo aktivitet tjeter qe ka lidhje me kete sport per te gjitha moshat.
  2. Dhenien e titujve Kampion Kombetar per amatore, si per meshkuj dhe per femra,te te gjitha moshave,si dhe per ndonje “Titull” te vecante per aritje te sukseshme Nderkombetare apo Kombetare.
  3. Perfaqesimin e Shqiperise ne veprimtarite Nderkombetare zyrtare e miqesore me individ apo me ekip Kombetare meshkuj dhe femra, te te gjitha moshave.
  4. Dhenien e lejes (delegimin) per organizimin e veprimtarive kombetare e nderkombetare, zyrtare e miqesore nga organizata te tjera ne territorin e Shqiperise,pas miratimit paraprak nga ministri pergjegjes per sportin.

 

KREU II

ANETARESIA

 

NENI 7

  1. Antare te FSHALTM mund te jene persona fizike ose juridike, si klube Sportive, Shoqata Sportive, Shoqeri Sportive te rregjistruara sipas ligjeve ne fuqi te cilat pranojne aderimin prane saj duke respektuar statutin dhe rregulloret e funksionimit te FSHALTM.
  2. Antaret e rregjistruar ne FSHALTM jane te detyruar te kontribuojne per FSHALTM -ne nepermjet pagimit te kuotizacionit te percaktuar nga Asambleja e Pergjithshme.
  3. Antaret e Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor,nuk mund te jene njekohesisht dhe anetare te ndonje federate tjeter.
  4. Selia e nje antari te Federates Shqiptere e Alpinizmit dhe Turizmit Malor eshte ne territorin Shqiptar.

 

NENI 8

E DREJTA E FITIMIT TE ANETARESISE

  1. Pas rregjistrimit ne gjykaten e rrethit si person fizik ose juridik, shoqata kerkon te drejten e antaresise ne Federaten Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor
  2. Komiteti Ekzekutiv i jep shoqates qe ploteson kriteteret e mesiperme jo me vone se 30 dite nga paraqitja e kerkeses te drejten e te qenit antar provizor i FSHALTM -se deri ne Asamblene e rradhes.
  3. Asambleja e Pergjithshme vendos mbi antaresine e nje antari, por ajo nuk mund ta refuzoje ate per derisa organizimi i kerkuesit nuk eshte ne kundershtim me statutin e Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor,ne rast mos pranimi kerkuesi ka te drejte ta ankimoje prane “Keshillit te Arbitrazhit Sportiv” (KAS).

NENI 9

TE DREJTAT E ANETAREVE

Antari i Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka te drejte:

  1. Te pajiset me karten e antaresimit.
  2. Te pajiset me statutin dhe rregulloret e FSHALTM.
  3. Te perfaqesohet me te drejte vote ne Asamblene e Pergjithshme.
  4. Te informohet me vendimet e Komitetit Ekzekutiv te Federates.
  5. Te pajiset me botimet e ndryshme qe ben FSHALTM.
  6. Te marre pjese ne aktivitetet zyrtare e miqesore, Kombetare Nderkombetare qe organizon Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor,
  7. Te njihet me pare me programin e mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme dhe dokumentacionin perkates.
  8. Te gezojne avantazhet dhe lehtesirat qe krijohen nga te qenurit anetar

 

NENI 10

DETYRIMET E ANETAREVE

  1. Te jete korrekt ndaj Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor, qe nenkupton ate, qe cdo antare te mos ndermarre veprime kunder interesave te FSHALTM.
  2. Te paguaje te gjitha detyrimet financiare kundrejte
  3. Ti komunikoje Sekretariatit te FSHALTM cdo ndryshim ne statutet dhe rregulloret e anetarit si dhe listen e personave dhe zyrtareve me te drejte firme, per te hyre ne marreveshje ligjore me palet e treta.
  4. Te pranoje dhe te respektoje statutet dhe rregulloret e Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor dhe Organizmave Nderkombetare Sportive te Alpinizmit, si UIAA,EUMA,BMU,ERA etj.
  5. Ne Asamblene e Pergjithshme te Shoqates se tij te zgjedhe organet drejtuese, ekzekutive dhe nese e gjykon te arsyeshme te zgjedhe dhe organin e vete disiplinor.
  6. Te njohe dhe te zbatoje parimet e ndershmerise, integritetit, sjelljes korrekte sportive dhe te mos perdore asnje nga substancate ndaluara dopingu.
  7. Te njohe te gjitha detyrimet qe dalin nga statuti, rregulloret, direktivat dhe vendimet e Komitetit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
  8. Te organizoje me cilesi dhe sipas standarteve te kerkuara eventet alpinistike
  9. Te kujdeset per mikpritjen e pjesmaresve ne aktivitetin, e organizuar nga ana e saj.

NENI 11

HUMBJA E STATUSIT TE ANETARIT

  1. Statusi i antarit mbaron me doreheqjen ose perjashtimin e antarit.
  2. Humbja e statusit te antarit nuk e liron ate nga detyrimet financiare te papermbushura kundrejt Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor ose antareve te tjere.
  3. Anetarit i hiqet drejta e antaresimit dhe e votes ne Asamblene e Pergjithshme ne rastet e mos pageses se kuotizacionit. Heqja e antaresimit shpallet me vendim te Komitetit Ekzekutiv dhe me miratim te Asamblese se Pergjitheshme.

 

NENI 12

DOREHEQJA E ANETARIT

Nje anetar duhet te paraqese me shkrim kerkesen e tij per doreheqje , duke parashtruar shkaqet dhe arsyet e doreheqjes, me kusht qe ajo te behet e vlefshme ne fund te vitit financiar. Kerkesa duhet te paraqitet te pakten 30 dite me pare.

 

NENI 13

PEZULLIMI I ANETARIT

  1. Shkelja serioze e statutit, rregulloreve, direktivave dhe vendimeve te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor i jep te drejten Asamblese se Pergjithshme te pezulloje cdo anetar te saj nga antaresimi ne FSHALTM per nje periudhe e cila parashikohet nga Asambleja e Pergjithshme.
  2. Ne raste urgjente vendos Komiteti Ekzekutiv per pezullimin e anetarit deri ne thirrjen e Asamblese se Pergjithshme. Asambleja e Pergjithshme pas mbledhjes se saj shqyrton vendimin e Komitetit Ekzekutiv dhe vendos per vleftesimin apo jo te tij dhe caktimin e pezullimit per anetarin.
  3. Cdo vendim pezullimi perben humbjen e te drejtave qe lidhen me statusin e anetarit per sa kohe qe pezullimi mbetet ne fuqi.
  4. Pezullimi e perjashton ate nga te gjitha te drejtat qe lidhen me FSHALTM vecenarisht me ato qe lidhen me kapitalin e rregjistruar ne FSHALTM
  5. Komisioni i Disiplines mund te imponoje sanksione te metejeshme.

 

NENI 14

PERJASHTIMI

Asambleja e Pergjithshme mund te perjashtoje nje anetar per shkelje serioze ose te

perseritura te Statuteve, rregulloreve, direktivave dhe vendimeve te FSHALTM.

NENI 15

HUMBJA E ANTARESISE PER SHKAK TE PERJASHTIMIT

  1. Kerkesa per perjashtimin e nje anetari te FSHALTM mund ti parashtrohet Asamblese se Pergjithshme me ane te kerkeses me shkrim dhe baza te forta nga:
  2. Komiteti Ekzekutiv i FSHALTM
  3. Komisioni Disiplines i FSHALTM
  4. Anetari ne fjale ka te drejte te degjohet dhe i kerkohet te parashtroje deklaraten e tij me shkrim ne lidhje me kerkesen per perjashtim. Nje anetar i tille mund te kerkoje gjithashtu ti prezantoje Asamblese se Pergjithshme nje deklarate te shkurter.
  5. Asambleja e Pergjithshme e merr vendimin me efekt te menjehershem, ne qofte se nuk vendos ndryshe. Pezullimi I anetarit te FSHALTM behet per thyerje serioze te Statuteve, rregulloreve dhe vendimeve te FSHALTM deri ne dy vjet.

NENI 16

SHPERBERJA

Shperberja e nje enti ligjor te nje anetari mund te jete vullnetar ose ligjor. Ne secilin rast rezulton ne humbjen e statusit te anetarit te FSHALTM.

NENI 17

RASTE TE VECANTA

Statusi i anetarit humbet edhe per arsye te tjera te parashikuara ne ligjin Shqiptar.

NENI 18

PRESIDENTI I NDERIT DHE ANETARET E NDERIT

  1. Me propozimin e KE, Asambleja e Pergjitheshme mundet te jap titullin e presidentit te nderit ose anetarit te nderit cdo personi per merita te vecanta ne sherbim te Sportit te Alpinizmit.
  2. Presidenti i nderit ose anetari i nderit mundet te marrin pjese ne Asamblene e Pergjitheshme. Ata mundet te diskutojne por nuk kane te drejte vote.
  3. Titujt e nderit te percaktuara nga Asambleja e Pergjithshme , I delegohen Komitetit Ekzekutiv per shqyrtim I cili vendos sipas rastit, jane:
    1. Nderi I “Sportit te Alpinizmit” Medalje e Arte
    2. Nderi I “Sporti te Alpinizmit” Medalje e Argjente
    3. Nderi I “Sportit te Alpinizmit” Medalje e Bronxte

 

KREU III

ORGANIZIMI

 

NENI 19

ORGANET E FEDERATES SHQIPTARE TE ALPINIZMIT DHE TURIZMIT MALOR

1.Organet Drejtuese te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor jane:

  1. Asambleja e Pergjithshme
  2. Presidenti
  3. Komiteti Ekzekutiv

2.Organ Administrativ I FSHALTM

  1. Sekretariati

3.Komisionet e Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor  jane:

  1. Komisioni i Disiplines dhe Rregullores.
  2. Keshilli I Trajnereve
  3. Komisioni i Organizimit te Veprimtarive.
  4. Komisioni Tekniko – Arbitral.
  5. Komisioni Finances.
  6. Komisioni i Guidave Alpine
  7. Komisioni Apelit
  8. Sektori I propogandes dhe publicistikes
  9. Sektori I Turizmit Malor
  10. Numri I anetareve te komisioneve do te percaktohen sipas rastit nga Komiteti Ekzekutiv por ne cdo rast jo me pak se 3 (tre) anetare.

 

NENI 20

ASAMBLETE DHE TIPET DHE MODALITETET

 

  1. ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
  2. ASAMBLEJA E PERGJITHSHME E ZAKONSHME
  3. ASAMBLE E PERGJITHSHME E JASHTEZAKONSHME
  4. ASAMBLEJA E PERGJITHESHME ZGJEDHORE

 

ASAMBLEJA E PERGJITHSHME

  1. Asambleja e Pergjithshme eshte organi me i larte vendimares i Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor.Vetem nje Asamble e mbajtur ne perputhje me nenet e ketij statuti ka autoritetin te marre vendime.Ajo mblidhet jo me pak se nje here ne vit.
  2. Asambleja e Pergjithshme perbehet nga te gjithe anetaret e saj te cilet perfaqesohen me 1 (nje) vote.
  3. Mund te marrin pjese ne Asamblene e Pergjithshme pa te drejte vote, anetaret e nderit te miratuar nga Asambleja e Pergjithshme, anetare te Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
  4. Asambleja e Pergjithseshme miraton po ose jo pjesmarjen e personave te tjere ne te propozuar nga Komiteti Ekzekutiv
  5. Keta persona nuk kane te drejte vote dhe mund te diskutojne vetem me lejen e drejtuesit te Asamblese qe eshte Presidenti I Federates ose personi I autorizuar prej tij ne mungese.

NENI 21

TE DREJTAT E ASAMBLESE SE PERGJITHSHME

Asambleja e Pergjithshme e Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka keto Kopetenca:

  1. Miraton ndryshime te Statutit te FSHALTM ne perputhje me ligjin per Sportin.
  2. Miraton raportin e Komitetit Ekzekutiv te FSHALTM.
  3. Miraton organin e kontrollit financiar te pavarur nga FSHALTM sipas ligjeve ne fuqi.
  4. Percakton numrin e plote te anetareve te Asamblese se Pergjithshme.
  5. Zgjedh Presidentin e Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
  6. Zgjedh anetaret e Komitetit Ekzekutiv.
  7. Miraton ose anullon vendimin e Komitetit Ekzekutiv per dhenien e titujve te nderit brenda juridiksionit te FSHALTM.
  8. Miraton pranimin, perjashtimin,pezullimin apo doreheqjen e nje anetari sipas parashikimit ne kete statut.
  9. Miraton kalendarin e aktiviteteve te programuara nga Komiteti Ekzekutiv
  10. Deklaron shkrirjen e FSHALTM dhe likujdimin e veprimeve te saj financiare.

 

NENI 22

EMERIMI I DELEGATEVE

  1. Anetaret e Asamblese se Pergjithshme te FSHALTM jane te detyruar te mbledhin Asamblene e Pergjithshme te shoqates, klubit, etj, per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre me te drejte vote ne Asamblene e Pergjithshme te FSHALTM
  2. Anetaret dergojne prane Federates personat zyrtare te autorizuar per perfaqesimin e tyre.
  3. Delegatet zyrtare duhet te kene me vehte dokumentin zyrtar (autorizim, prokure) te shoqates, klubit sportiv, shoqerise sportive, qe verteton se ai eshte perfaqesues me te drejte vote.
  4. Delegatet zyrtare duhet te kene dokumentin e identifikimit (pasaporte, karte identiteti).
  5. E drejta e votes nuk mund ti delegohet nje anetari tjeter.
  6. Anetaret (klubet, shoqatat apo shoqerite) jane te detyruar te sjellin emrat e personave te autorizuar per t’u perfaqesuar me te drejte vote ne Asamblene e Pergjithshme, prane Sekretariatit te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor, jo me vone se 10 dite para dites se zhvillimit te Asamblese.

 

NENI 23

NUMRI DHE PERCAKTIMI I DELEGATEVE

  1. Numri i delegateve me te drejte vote percaktohet si me meposhte:
  2. Cdo klub Sportiv ka 1 (nje) delegate me te drejte vote.
  3. Cdo shoqate Sportive ka 1 (nje) delegate me te drejte vote
  4. Cdo Shoqeri Sportive ka 1 (nje) delegate me te drejte vote
  5. Cdo delegat ka te drejten e 1 (nje) vote ne perputhje me piken 2 te nenit 20
  6. .Nuk mund te perfaqesohet me te drejte vote ne Asamblene e Pergjithshme te FSHALTM:

a Persona qe kane perfaqesuar me te drejte vote ne nje federate tjeter

b Klube,shoqata apo shoqeri sportive qe nuk kane derdhur kuatizacionin e             anetaresimit.

c.Klube,shoqata apo shoqeri sportive qe ne dy vitet e fundit nuk kane mare pjese ne     aktivitet sportive dhe nuk kane sportiste te licensuar.

 

NENI 24

ASAMBLEJA  E PERGJITHSHME E ZAKONSHME

  1. Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme mund te thirret nga Komiteti Ekzekutiv sa here qe shikohet e arsyeshme por jo me vone se 2 vjet nga mbledhja e fundit e saj. Njoftimi per zhvillimin e Asamblese se Pergjithshme duhet t’u dergohet anetareve 30(tridhjet) dite perpara zhvillimit te saj.
  2. Rendi i dites vendoset nga Komiteti Ekzekutiv. Rendi i dites, raportet e aktiviteteve, dhe cdo dokument tjeter qe shikohet I nevojshem duhet t’u dergohen anetareve 15 (pesembedhjete) dite perpara mbledhjes.
  3. Cdo anetar ka te drejte te propozoje perfshirjen e nje ceshtje ne rendin e dites. Kjo kerkese duhet te paraqitet me shkrim ne sekretariatin e FSHALTM jo me vone se 10 (dhjete) dite perpara mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme.

 

NENI 26

RENDI I DITES PER ASAMBLENE E PERGJITHSHME TE ZAKONSHME

  1. Rendi i dites per Asamblene e Pergjithshme te Zakonshme duhet te perfshije te pakten ceshtjet e meposhtme:
  2. Verifikimi i perberjes se mbledhjes.
  3. Raporti i Presidentit.
  4. Miratimi i raportit te aktiviteteve te Komitetit Ekzekutiv.
  5. Miratimi i raportit financiar.
  6. Zgjedhjet per cdo vend vakant.
  7. Shqyrtimi i propozimeve per amendamentet ne statutin e FSHALTM nese ka.
  8. Rendi i dites mund te ndryshohet perpara fillimit te punimeve te Asamblese nga nje maxhorance qe perben 2/3 antareve me te drejte vote, te pranishem ne Asamble.
  9. Mos aprovimi I Rendit te dites me votim perben mocion mosbesimi per Presidentin dhe Komitetin Ekzekutiv.Ne kete rast brenda 30 ditesh organizohet Asambleja e Jashtezakonshme,per zgjedhjet e reja te organeve drejtuese.

 

NENI 27

ASAMBLEJA E PERGJITHSHME E JASHTEZAKONSHME

MBLIDHET

a.Per mocion mosbesimi ndaj Presidentit

b.Per  mocion mosbesimi ndaj Komitetit Ekzekutiv

c.Per zgjedhje te parakoheshme te plota ose te pjesshme, per nderpreje te mandatit. Asamblene e Pergjithshme e Jashtezakonshme mund te perkoje me Asamblene e Pergjithshme te Zakonshme

b.Per modifikimin e Statutit

  1. Per ekzaminimin e fakteve te vecanta

d.Per rinovimin e organeve te shfuqizuara para afatit

  1. Per ekzamimin e propozimit per shperberjen e Federates

1.Nje Asamble te Pergjithshme te Jashtezakonshme nese kjo mendohet se eshte e domosdoshme dhe e nevojshme,mblidhet kur e kerkon,

  • Presidenti I Federates
  • Kur e kerkon ½ Komitetit Ekzekutiv
  • Kur e kerkon 1/3 e anetareve me te drejte vote ne asamblene e fundit te zakonshme.

 

2.Kur kerkohet nga jo me pak 1/3 e delegateve me te drejte vote te Asamblese se Pergjithshme nepermjet kerkeses me shkrim e noterizuar. Komiteti Ekzekutiv eshte i detyruar te therrase nje Asamble te Pergjithshme te Jashtezakonshme jo me vone se 2(dy) muaj pas marrjes se kerkeses me shkrim.

3.Kur Asambleja e Jashtezakonshme thiret nga ½ e Komitetit Ekzekutiv,kerkesa e noterizuar I dergohet Sekretariatit,I cili brenda 15 ditesh duhet te beje njoftimin per mbajtjen e Asamblese se Jashtezakonshme

4.Votat e asamblese se Jashtezakonshme jane ato te Asamblese se fundit te Zakonshme.Procedurat teknike te njoftimit te zhvillimit te punimeve jane ato te Asamblese se Zakonshme

5.Ne rast se ne mbledhjen e pare te Asamblese se Jashtezakonshme,nuk arrihet numri I anetareve me te drejte vote te Asamblese se fundit dhe pas shtyrjes se saj deri pas 7(shtate) ditesh nuk mblidhen,atehere Asambleja e Jashtezakonshme anullohet dhe mocioni I mosbesimit qe perben motivin e mbledhjes bije poshte

6 Njoftimi per mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te Jashtezakonshme duhet t’u   dergohet anetareve 30 dite perpara dites se zhvillimit te saj.

7.Rendi i dites dhe cdo dokument tjeter duhet t’u dergohet anetareve 10 (dhjete) dite perpara dites se zhvillimit te saj.

8.Komiteti Ekzekutiv vendos per rendin e dites kur Asamblene e therret vete ai. Kur ajo mbahet ne perputhje me kerkesen e 1/3 te delegateve me te drejte vote, rendi i dites duhet te permbaje pikat e ngritura nga keta anetare dhe te respektoje piken 5 te ketij neni.

9.Organet e reja drejtuese qe dalin ne mes te nje mandati nga nje Asamble e Jashtezakonshme,e perfundojne mandatin e tyre me zgjedhjet e reja qe perkojne me perfundimin e katervjecarit Olimpik

NENI 28

VENDIM MARRJA

  1. Asambleja e Pergjithshme mund te marre vendime te vlefshme kur jane prezent me shume se gjysma e delegateve 50% +1 , me te drejte vote.
  2. Nese shumica e thjeshte 50%+1 nuk arrihet, nje Asamble tjeter duhet te behet 24 ore pas te pares, me te njejtin rend dite. Per mbledhjen e dyte nuk kerkohet shumica, pervec rasteve kur jane parashikuar amendamente ne Statutin e FSHALTM, si zgjedhja e Presidentit, Komitetit Ekzekutiv ose shkrirja e FSHALTM, per te cilen kerkohet nje maxhorance prej 2/3 e votave te dala nga votimi i delegateve prezent.
  3. Asambleja e Pergjithshme nuk mund te marre vendime per ceshtje qe nuk jane parashikuar ne rendin e dites.
  4. Anetaret ushtrojne te drejten e votimit te tyre permes delegateve te tyre zyrtare. Nje delegat nuk mund te perfaqesoje me shume se nje anetar.
  5. Vendimet duhet te merren me vendim te hapur, me perjashtim te rastit kur 1/3 e delegateve kerkojne votim te fshehte. Ne rast te votave te barabarta, voton Presidenti dhe vota e tij eshte percaktuese, kur votimi eshte i hapur.
  6. Votimi me prokure nuk lejohet.
  7. Vendimet e marra nga Asambleja hyjne ne fuqi nje dite pasi ato jane miratuar, me perjashtim te rasteve kur Asambleja vendos per nje date te mevonshme ose ja delegon kete te drejte Komitetit Ekzekutiv.

 

NENI 29

DREJTIMI I ASAMBLESE SE PERGJITHSHME

  1. Asambleja e Pergjithshme drejtohet nga Presidenti, ose ne mungese te tij nga zevendes presidenti. Kur dhe ai mungon mbledhja mund te drejtohet nga anetari me i vjeter i Komitetit Ekzekutiv, duke u emeruar Kryetar i dites.
  2. Asambleja zgjedh me votim te hapur komisionin zgjedhor (komisioni i numerimit te votave te) i perbere nga 3-5 persona.
  3. Drejtuesi i mbledhjes eshte pergjegjes per respektimin e rendit te dites. Ai percakton dhe kohen ne dispozicion te cdo anetari per diskutim.
  4. Procedura e mbajtjes se proces verbalit te mbledhjes se Asamblese drejtohet nga Sekretari i Pergjithshem i cili i dergon ato tek anetaret brenda 20 diteve mbas dates se mbledhjes.

NENI 30

ASAMBLEJA ZGJEDHORE

ZGJEDHJET

  1. Zgjedhjet behen me votim te fshehte.
  2. Zgjedhjet (me perjashtim te Presidentit) duhet te behen mbi bazen e 50%+1 e votave te delegateve prezent ne raundin e pare, dhe pastaj ne baze te nje numri me te madh te votave ne raundin e dyte. Ne rast se votat jane te njejta behet nje raund tjeter per te ndare kandidatet, i cili mund te perseritet jo me shume se tre here. Ne rast se ky votim eshte perseri i njejte, kandidatet duhet te percaktohen nga shorti, qe organizohet nga komisioni i numerimit te votave.
  3. Zgjedhja e Presidentit te FSHALTM ka nevoje per 2/3 e votave te delegateve me te drejte vote, qe jane prezent ne mbledhje, Ne rastet kur asnje nga kandidatet nuk arrijne 2/3, atehere dy kandidatet qe kane marre numrin me te madh ne raundin e pare kualifikohen per ne raundin tjeter. Ne raundin tjeter, zgjidhet kandidati me numrin me te madh te votave. Ne rast se numri i votave ne raundin e dyte eshte i barabarte atehere zbatohen rregullat e percaktuara ne piken 2 te ketij neni.
  4. Cdo kandidat duhet te propozohet te pakten nga nje anetar i FSHALTM, jo me vone se 15 dite para dates se Asamblese, ne rendin e dites te se ciles eshte vendosur zgjedhja e Komitetit Ekzekutiv.

 

KREU IV

PRESIDENTI

NENI 31

  1. Kandidati per President te FSHALTM duhet (kriteret):
  2. Te jete shtetas Shqiptar, me banim ne Shqiperi.
  3. Te kete arsim te larte.
  4. Te kete figure te paster morale.
  5. Te kete aftesi komunikimi dhe organizative
  6. Te kete moshen mbi 25 vjec.
  7. Te mos jete i denuar nga organet e drejtesise shqiptare dhe te huaj.
  8. Te mos kete konflikt interesash me postin e Presidentit.
  9. Te kete kontribuar mundesisht ne fushen e sportit ne cdo lloj forme
  10. Te zoteroje mire nje gjuhe te huaj mundesisht Anglisht.

 

NENI 32

DETYRAT E PRESIDENTIT

  1. Detyrat e Presidentit jane si me poshte:
  2. Te perfaqesoje Federaten Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor si i vetmi perfaqesues ligjor i saj.
  3. Te kerkoje thirrjen e Asamblese se Pergjithshme dhe te therrase Mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv.
  4. Te drejtoje Asamblene e Pergjithshme po ashtu dhe takimet e Komitetit Ekzekutiv.
  5. Te siguroje zbatimin e vendimeve te Asamblese se Pergjithshme dhe te Komitetit Ekzekutiv.
  6. Te siguroje funksionimin e rregullt dhe efektiv te organeve ndihmese te FSHALTM, ne menyre qe te arrihen objektivat e percaktuara nga keto Statute dhe/ose te fiksuara nga Komiteti Ekzekutiv.
  7. Mban lidhjet midis FSHALTM dhe anetareve te saj, si dhe me KOKSH,UIAA,BMU,EUMA.ERA , me organizmat politike dhe organizata te tjera;
  8. Mbikqyr funksionimin e Sekretariatit te Pergjithshem.
  9. Te jete autoritet mbikeqyres mbi mbarevajtjen ecurine e federates.
  10. Ne rast se Presidenti mungon, detyrat mund t’i ngarkohen zevendes Presidentit.
  11. Ne rastet kur Presidenti jep doreheqjen gjate mandatit te tij, Komiteti Ekzekutiv zgjedh zv.Presidentin ose nje nga anetaret e tij te kryeje funksionin e Presidentit te perkohshem. Komiteti Ekzekutiv mund te therrase Asamblene e Pergjithshme te Jashtezakonshme per te zgjedhur nje President te ri per kohen e mbetur nga mandati.

 

NENI 33

E DREJTA E FIRMOSJES

Presidenti dhe Sekretari i Pergjithshem ose zv.Presidenti kur I delegohet nga Presidenti dhe Sekretari i Pergjithshem mund te firmosin se bashku ne emer te FSHALTM pervec rasteve ku eshte vendosur ndryshe ne rregulloret e brendshme organizative te Sekretariatit te Pergjithshem te FSHALTM.

 

KREU V

KOMITETI EKZEKUTIV

NENI 34

  1. Komiteti Ekzekutiv perbehet nga nje numer jo me pak se 7(shtate) vete, me nje perfshirje te femrave, duke perfshire Presidentin, zevendes/Presidentin dhe anetaret e tjere.
  2. Kandidati per anetar i Komitetit Ekzekutiv duhet (kriteret):
  3. Te jete shtetas Shqiptar me banim ne Shqiperi.
  4. Te kete arsim te larte.mundesisht
  5. Te kete figure te paster morale.
  6. Te mos jete i denuar nga organet e drejtesise Shqiptare dhe te huaj.
  7. Te mos jete njekohesisht trajner, arbiter, delegat teknik, sekretar klubi, president i ndonje shoqate sportive, apo punonjes klubi / shoqate, anetare e FSHALTM.
  8. Te mos jete njekohesisht anetar i nje federate tjeter (anetar komisioni, kolegjumi, etj).
  9. Te mos jete i denuar nga nje federate tjeter sportive per thyerje disipline, perdorim dopingu apo abuzime financiare.
  10. Te jete i propozuar nga nje anetar i FSHALTM (klubi sportiv apo shoqate sportive anetare).
  11. Te mos kete konflikt interesash me te qenit anetar i Komitetit Ekzekutiv.
  12. Mundesisht te jete mare me alpinizmin dhe te kete marre pjese ne aktivitetet e organizuara nga FSHALTM apo trajner ose te kete fituar tituj akademike ne fushen e sportit.
  13. Anetaret qe e propozojne kandidatin nuk duhet te jene te pezulluar.
  14. Emrat e kandidateve bashke me curriculumet e tyre si dhe dokumentat provuese per kerkesat e caktuara me siper duhet te dergohen nga anetaret ne Sekretariatin e Pergjithshem te FSHALTM jo me vone se 10 (dhjete) dite perpara mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme. Sekretari i Pergjithshem verifikon kandidaturat dhe ja paraqet rezultatet Komitetit Ekzekutiv per miratim.
  15. Lista e aprovuar e kandidateve te cilet plotesojne kushtet, i paraqitet delegateve se bashku me rendin e dites se Asamblese. Per kete veprimtari Komiteti Ekzekutiv duhet te ngreje nje komision te posacem per seleksionimin e kandidaturave sipas kritereve te percaktuara ne kete statut.
  16. Nje anetar i Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor nuk mund te propozoje me shume se nje kandidat per anetar ne Komitetin Ekzekutiv.
  17. Anetaret e Komitetit Ekzekutiv mund te drejtojne dhe te jene antare te komisioneve te ndryshme te FSHALTM.
  18. Mandati i cdo Anetari te Komitetit Ekzekutiv eshte 4 vjecar. Ai mund te rizgjidhet sa here qe Asambleja e Pergjithshme e vlereson ate si kandidat te vlefshem.
  19. Komiteti Ekzekutiv ploteson vendin e mbetur vakant te anetarit (per largim,doreheqje,shkaqe natyrore) me kandidatin tjeter ne liste qe ka mare me shume vota ne zgjedhjet e fundit te FSHALTM

 

NENI 35

MBLEDHJET E KOMITETIT EKZEKUTIV

  1. Komiteti Ekzekutiv mblidhet jo me pak se gjashte here ne vit.
  2. Komiteti Ekzekutiv fillon mbledhjet vetem kur jane te pranishem me shume se gjysma e anetareve te tij.
  3. Ne rast se nje anetar i Komitetit Ekzekutiv ka konflikt interesash me ceshtjen per te cilen debatohet ai perjashtohet nga ky argument dhe votimi per kete ceshtje.
  4. Mbledhja drejtohet nga Presidenti.
  5. Ne rast te mungeses se Presidentit drejtimi i mbledhjes i delegohet zevendes Presidentit ose nje anetari te Komitetit Ekzekutiv.
  6. Presidenti ben njoftimin per mbledhje. 1/3 e anetareve te Komitetit Ekzekutiv i kerkojne Presidentit mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv jashte rradhe. Presidenti duhet te mbaje mbledhjen brenda 3 (tre) javeve nga marrja e kerkeses.
  7. Sekretari i Pergjithshem mund te marre pjese ne mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv nese pranohet nga shumica e anetareve e ne rast pranimi ai nuk ka te drejten e votes.
  8. Mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv nuk mbahen ne publik. Komiteti Ekzekutiv mund te ftoje pale te treta te marrin pjese ne mbledhje. Keto pale te treta nuk kane te drejte votimi dhe mund te shprehin opinionin e tyre vetem me miratimin e Presidentit te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor apo personit qe i eshte deleguar drejtimi i mbledhjes.
  9. Per mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv mbahet proces verbal i cili firmoset nga Presidenti, dhe cdo anetar i Komitetit Ekzekutiv, pjesmarres ne mbledhje. Vendimet duhet te zbardhen brenda 7 (shtate) ditesh.
  10. Proces verbali i mbledhjes dhe vendimet e Komitetit Ekzekutiv ruhen ne arkiv, ne dy kopje.
  11. Ne rast se nje anetar i Komitetit Ekzekutiv mungon ne mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv 3 (tre) here pa arsye dhe pa vene ne dijeni me shkrim Presidentin e FSHALTM, atehere ai humbet te drejten e anetarit te Komiteti Ekzekutiv. Vendi i tij zevendesohet nga kandidati rradhes sipas pike 9 neni 34
  12. Ne rastet e mbledhjeve urgjente, Komiteti Ekzekutiv mund te shprehet ne menyre elektronike (email) ne formen e nje vendimi qarkullues te cilin e zbardhin ne mbledhjen e rradhes.

 

NENI 36

TE DREJTAT DHE DETYRAT E KOMITETIT EKZEKUTIV

  1. Komiteti Ekzekutiv ka te drejtat dhe detyrat si me poshte:
  2. Te manaxhoje dhe drejtoje punet e Federates Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
  3. Te planifikoje aktivitetet dhe kalendarin e veprimtarive.
  4. Te percaktoje per secilin punonjes te FSHALTM specifikat e punes.
  5. Te monitoroje administrimin e FSHALTM.
  6. Te zgjedhe zevendes Presidentin dhe Presidentin e Nderit.
  7. Te miratoje “Tituj Nderi” dhe te shperbleje moralisht dhe materialisht anetaret e saj, te cilet jane dalluar per kontributin e tyre ne zhvillimin, promovimin e rritjen e rezultateve cilesore, ne funksionet e tyre si sportiste, trajnere, drejtues etj
  8. Te pergatise dhe te mbaje Asamblene e Pergjithshme te Zakonshme dhe te Jashtezakonshme.
  9. Te aprovoje buxhetin e Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
  10. Te miratoje rregulloren e brendeshme, rregulloren e disiplines dhe kodin etik te FSHALTM,
  11. Te emeroje dhe shkarkoje anetaret e Komisioneve te FSHALTM,
  12. Te marre vendim per pezullimin apo perjashtimin e personave ne rast te shkeljeve dhe qendrimeve gjate aktiviteteve apo organizimeve te tjera sportive, qe jane ne kundershtim me rregulloren e Brendeshme, Rregulloren e Disiplines dhe Kodin Etik te FSHALTM.
  13. Te organizoje dhe kur e sheh te aresyeshme te anulloje aktivitete te nivelit Kombetar dhe Nderkombetar.
  14. Te marre vendime per pezullim te perkohshem nga aktivitetet zyrtare Kombetare , miqesore dhe Nderkombetare, per ekipe, trajnere, drejtues,per thyerje te disiplines sportive kodit te e tikes etj
  15. Te marre vendime per anetaret te cilet behen subjekt denimesh.
  16. Te kerkoj nga anetaret kartelen mjeksore dhe sigurimin e jetes per sportistet e tyre.duke mos lejuar pjesmarjen ne aktivitetet e federates pa I paraqitur keto ne fillimin e sezonit sportiv
  17. Te mbaje lidhje me organizata sportive Kombetare dhe Nderkombetare, si dhe te ushtroje te drejten per te propozuar perfaqesues te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor per t’u zgjedhur ne keto organizata.

 

NENI 37

VENDIM MARRJA

  1. Komiteti Ekzekutiv mer vendime me 50%+1 te anetareve te pranishem.
  2. Ne rast barazimi te votimit te anetareve te pranishem, vota e Presidentit eshte percaktuese kur votim eshte I hapur
  3. Vendimet e marra shenohen ne proces verbal.
  4. Vendimet hyjne ne fuqi menjeher pervec rasteve kur Komiteti Ekzekutiv vendos ndryshe , por jo me vone se 15 dite nga zbardhja e tyre.

 

KREU VI

KOHEZGJATJA E MANDATEVE

NENI 38

Mandati i presidentit , zv/presidentit dhe anetareve te tjere te komitetit ekzekutiv eshte 4 vjecar. Dhe perkon me perfundimin e katervjecarit Olimpik.Ata kane te drejte te rikandidojne per nje numer te pakufizuar mandatesh.

 

KREU VII

SEKRETARI I PERGJITHSHEM

 

NENI 39

  1. Sekretari i Pergjithshem eshte organi administrativ i Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
  2. Sekretari i Pergjithshem mund te zgjidhet ndermjet anetareve te Komitetit Ekzekutiv ose jashte tij. Kur zgjidhet nga anetaret e Komitetit Ekzekutiv vendin e tij e ze kandidati I rradhes me me shume vota ne te mara ne Asamblene e fundit Zgjedhore te FSHALTM.
  3. Presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv propozojne kandidaturen ose kandidaturat jo me shume se 2 (dy) vete per Sekretar te Pergjithshem te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor duke I renditur ne baze te numrit te votave te mara nga Komiteti Ekzekutiv.
  4. Kandidatet per Sekretar te Pergjithshem I dergohen Ministrit perkates te Sportit per “Miratimin” e njerit prej kandidateve te propozuar nga Komiteti Ekzekutiv.
  5. Sekretari i Pergjithshem, pezullohet ose propozohet per shkarkim nga Komiteti Ekzekutiv me propozim te Presidentit ose me voten e 2/3 te anetareve te Komitetit Ekzekutiv. Vendimi I mare I dergohet Ministrit perkates te Sportit pe “Miratim”
  6. Sekretari I Pergjithshem mund te pezullohet per shkelje te renda Statuore ose abuzime te ndonje natyre tjeter.
  7. Mandati i Sekretarit te Pergjithshem eshte 4 vjecar. Ai mund te rizgjidhet sa here qe Presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv e vlereson ate si kandidat te vlefshem,

NENI 40

  1. Kriteret qe duhet te plotesoje Sekretari i Pergjithshem:
  2. Te jete shtetas shqiptar me banim ne Shqiperi.
  3. Te kete aresim te larte , mundesisht ate Sportiv , te kete kualifikime te vertetuara pas universitare per menaxhim.
  4. Te kete figure te paster morale.
  5. Te kete aftesi komunikimi,organizimi,drejtimi
  6. Te kete moshen mbi 25 vjec.
  7. Te njohe mire gjuhen Anqleze si gjuha zyrtare e UIAA.EUMA,BMU, ERA.
  8. Te mos jete i denuar nga organet e drejtesise shqiptare ose te huaj.
  9. Te mos jete njekohesisht sportist, trajner, gjyqtar, sekretar ekzekutiv i nje klubi apo shoqate sportive. Te mos jete anetar i nje organi tjeter i Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
  10. Te mos jete njekohesisht anetar i nje federate tjeter (anetar komisioni, kolegjumi, etj).
  11. Te mos jete i denuar nga nje Federate Sportive per thyerje disipline, perdorim dopingu apo abuzime financiare.
  12. Te mos kete konflikt interesash me te qenit Sekretar i Pergjithshem.

 

NENI 41

FUNSKIONET E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM

  1. Te zbatoje vendimet e Komitetit Ekzekutiv.
  2. Te beje pergatitjet per Asamblene e Pergjithshme dhe per mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv e organeve te tjera te FSHALTM-se.
  3. Te programoje rendin e dites ne Asamblene e Pergjithshme dhe te takimeve te Komitetit Ekzekutiv.
  4. Te organizoje dhe drejtoje gjithe veprimtarine e perditshme Administrative e financiare te FSHALTM-se.
  5. Te mbaje korrespondencen e FSHALTM-se
  6. Sekretari i Pergjithshem eshte pergjegjes per mbarevajtjen dhe funksionimin e administrates se FSHALTM-se, si dhe per drejtimin e personelit te punesuar ne FSHALTM.
  7. Sekretari i Pergjithshem eshte drejtues i Sekretariatit te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor
  8. Sekretari i Pergjithshem raporton perpara Komitetit Ekzekutiv sa here i kerkohet nje gje e tille.
  9. Ai merr pjese ne Asamblene e Pergjithshme, mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv sipas nenit 35/1 te ketij statuti , ai mund te marre pjese dhe ne mbledhjet e komisioneve.
  10. Sekretari i Pergjithshem mban kontakte, propozon dhe informon Komitetin Ekzekutiv per mundesi bashkepunimi me shoqata apo shoqeri te ndryshme, qe kane per qellim te ndihmojne ne permiresimin e promovimin e veprimtarive sportive te Alpinizmit.
  11. Te informoje strukturat perkatese shteterore per miremenaxhimin e grantit, financimeve apo lehtesimeve fiskale qe ben shteti per Federaten.

 

KREU VIII

PERJASHTIMI I NJE PERSONI TE ZGJEDHUR

 

NENI 42

  1. Komiteti Ekzekutiv mund te pezulloje nje anetar te Komitetit Ekzekutiv per shkelje statuore, abuzime financiare te faktuara nga organi kompetent apo per ndonje shkelje tjeter qe Komiteti Ekzekutiv e cmon si ngjarje te rendesishme.
  2. Asamblea e Pergjithshme ka autoritetin qe ta perjashtoje nje anetar kur propozimi per perjashtim votohet me 2/3 e anetarve te plote me te drejte vote qe perbejne Asamblene e Pergjithshme te FSHALTM.
  3. Kur 1/3 e antarve me te drejte vote qe perbejne Asamblene e Pergjithshme kerkojne perjashtimin e Presidentit per nje arsye te paraqitur ne mocionin e mosbesimit, Asamblea e Pergjithshme ka autoritetin per te marre vendimin e perjashtimit ose jo perjashtimit, Ky propozim votohet me 2/3 e antareve me te drejte vote, qe jane te pranishem ne mbledhjen e Asamblese.
  4. Mocioni i paraqitur nga 1/3 e antarve te federates per cfaredo problemi qofte, ose ½ e antareve te Komitetit Ekzekutiv eshte detyrues per Komitetin Ekzekutiv te FSHALTM, per te mbledhur Asamblene e Pergjithshme.

 

KREU IX

ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE

NENI 43

  1. Vendimet e Organeve vendimmarrese te FSHALTM-se jane te formes se prere.
  2. Vendimet mund te ankimohen vetem ne rastet kur ato bien ne kundershtim me ligjet Shqiptare ne fuqi, Statutin, Rregulloren e Brendeshme te FSHALTM-se, si dhe me Kodin e Etikes dhe Rregulloren e Disiplines se FSHALTM.
  3. Zgjidhja e mosmarreveshjeve per probleme teknike dhe disiplinore behet brenda strukturave te Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor te parashikuara ne “Rregulloren e Brendeshme” , Kodin e Etikes dhe ne “Rregulloren e Disiplines”.
  4. Kunder ketyre vendimeve, mund te apelohet ne Keshillin e Arbitrazhit Sportiv ne (KAS) prane KOKSH dhe me te drejte ankimimi ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ne Lossane (SUI)

 

KREU X

FINANCA

 

NENI 44

SEZONI SPORTIV DHE PERIUDHA FINANCIARE

  1. Sezoni sportiv i aktiviteteve zyrtare te FSHALTM do te jete viti “Kalendarik”
  2. Administrimi financiar zhvillohet mbi baze te bilancit te vjeter dhe (ushtrimi financiar zgjat nje vit dhe perfundon 31 Mars te vitit pasardhes) Brenda muajit Mars bilancet financiare u dergohen organeve kopetente pergjegjes per buxhetin shteteror (Dega e Thesarit,Drejtorise se Finaces prane Ministrise perkatese).

 

NENI 45

BURIMET FINANCIARE

  1. Te ardhurat e Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor sigurohen nga:
  2. Fondi i shtetit i akorduar ne forme “Granti”, i parashikuar ne buxhetin e shtetit dhe i miratuar nga Ministria pergjegjese per Sportin.
  3. Detyrimet financiare te klubeve dhe shoqatave sportive te percaktuara nga Komiteti Ekzekutiv, publikuar ne “rregulloren e brendshme” te FSHALTM.
  4. Te ardhurat e krijuara nga marketingu dhe nga te drejtat e ligjshme qe gezon FSHALTM
  5. Nga sponsorizimet, donacionet, dhurimet, financimet nga shteti dhe burime te tjera te lejuara.
  6. Nga pagesa e kuotes se antaresimit ne FSHALTM pagese qe bhet ne fillim te cdo viti para fillimit te sezonit te aktiviteteve sportive Alpinistike
  7. Te ardhurat dytesore do te derdhen ne Banken dhe numrin e llogarise te FSHALTM-se, e percaktuar kjo me vendim te Komitetit Ekzekutiv, ne perputhje me ligjin mbi Organizatat Jo Fitimprurese.

 

 

KREU XI

ANTIDOPINGU

  1. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor pranojne autoritetin e Organizates Kombetare Antidoping per kontrollin e sportisteve,antaret e tyre dhe denimin e perdoruesve te Dopingut,duke zbatuar statutin dhe rregulloren antidoping te saj dhe duke respektuar dispozitat e Konventes Nderkombetare kunder Dopingut ne Sport sipas ligjit nr.9623,date 16.10.2006.

 

  KREU XII

                                      Kontrolli Mjeksor ne Sport

1.Nuk lejohet pjesmarja e sportisteve ne aktivitetet sportive te organizuara nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor,pa paraqitur Kartelen Mjeksore qe e lejon ate te ushtroje sportin e zgjedhur,qe jane te rregullt nga parametrat jetesore.kontrolli mjeksor behet nga Mjeke te Licensuar te paketn 1 (nje) here ne 6 muaj.

  1. Sigurimi shendetsor I sportisteve eshte I detyrueshem per te lejuar pjesmarjen ne te gjitha aktivitetet sportive te organizuara nga FSHALTM apo dhe nga vete Shoqata,Klubet,Shoqerite Sportive ku ata aderojne.

3.Te gjithe antaret duhet te bejne sigurimin jetesor te sportisteve,shpenzime keto qe perballohen nga veta Shoqatat,Klubet apo Shoqerite Sportive,ose nga vete sportisti.

  1. Federata Shqiptare e Alpinzmit dhe Turizmit Malor e ka per detyre te beje sigurimin shendetsore te ekipit kombetar per pjesmarje ne aktivitetet nderkombetare.

 

 

KREU XIII

DISPOZITA TE FUNDIT

 

NENI 46

  1. Per ceshtjet qe nuk parashikohen ne kete statut ose per ceshtje te forcave madhore do te zgjidhen duke ju referuar dispozitave te ligjit nr. 79/2017, date 27.04.2017 «Per Sportin», Kodit Civil, ligjit nr. 8788, date 07.05.2001 «Per Organizatat Jofitimprurese», si dhe ligjit 8789 date 07.05.2001 «Per rregjistrimin e Organizatave Jofitimprurese», si dhe akte te tjera ligjore dhe nenligjore qe rregullojne kete aktivitet.
  2. Cdo ndryshim i statutit te FSHALTM , perpara se te rregjistrohet ne Gjykaten kompetente miratohet me Urdher te Ministrit pergjegjes per Sportin,brenda 60 diteve nga data e depozitimit,me kalimin e ketij afati “Statuti”konsiderohet I Miratuar ne heshtje ne baze te “Ligjit te Ri te Sportit” KREU III neni 16 per Federatat.
  3. Ne rast mosmarreveshjesh brenda FSHALTM , te cilat cojne ne paralizimin e aktivitetit dhe veprimtarise se FSHALTM, Ministri pergjegjes per sportin ka te drejte te pezulloje veprimtarine e organeve drejtuese te FSHALTM dhe te emeroje me mandat te perkohshem nje kryetar te FSHALTM per te drejtuar veprimtarine e kesaj Federate dhe per te pergatitur thirrjen e Asamblese se Jashtezakonshme Zgjedhore.
  4. Ky Statut hyn ne fuqi me legalizimin ne Gjykaten e Tiranes.