UIAA

Historia e UIAA

Krijimi i UIAA daton me Gushtin e vitit 1932 kur njëzet Shoqata të ngjitjeve malore u takuan në Chamonix të Francës për një kongres alpin. Ato vendosën që të krijojnë një federatë ndërkombëtare e cila do të ishte e ngarkuar për “studimin dhe zgjidhjen e të gjithë problemeve që lidhen me ngjitjet malore.” Kjo nuk ka qënë detyrë e lehtë. Një nga problemet e kohës ishte mungesa e një shkalle universale të sistemit të vlerësimit të ngjitjeve, e cila përfundimisht është zgjidhur me krijimin e sistemit të shkallëve të ngjitjes të UIAA-së 40 vjet më pas. Konti Charles Egmond d’Arcis nga Zvicra u bë presidenti i parë i federatës dhe ai i dha asaj emrin UIAA – Union Internacionale des Association d’Alpinizme (në gjuhën frënge) që d.m.th Bashkimi Ndërkombëtar i Shoqërive Alpinistike

 

Federata e re punoi fort në vitet që vijuan. Midis viteve 1933 dhe 1939 UIAA nxorri me shkrim mbi 25 raporte të detajuara në lidhje me çështje të ndryshme. Shumë prej tyre edhe në ditët e sotme janë ende të vlefshme për organizatën si p.sh. edukimi i të rinjve për ngjitjet malore, studimet për orteqet dhe mbrojtja e maleve.

 

Pamvarsisht nga paqëndrueshmëria politike në rritje, 11 organizata u takuan për Asamblenë e Përgjithëshme në Zermatt, Zvicër, nëntë ditë para shpërthimit të L2B. Gjatë luftës pati lidhje të pakta midis anëtarëve, ndonëse disa u lidhën me UIAA nëpërmjet shërbimit postar. Kur u kthye paqja Presidenti d’Arcis bëri përpjekje të mëdha për të rikonstruktuar federatën. Ai besonte se ngjitësit e maleve dhe UIAA do të mundet të kishin një rol të rëndësishëm në “rikonstruktimin moral të botës.” Më 1947 UIAA organizoi të parën Asamble të Përgjithëshme të pasluftës dhe më 1950 ajo ishte rritur aq sa përfaqësonte një gjysëm miljon ngjitësa malesh (alpinistë). Buletini i UIAA u krijua më 1957 dhe zhvillimi i standardeve testuese dhe testimi i litarëve filloi më 1960.  Makina e parë e testimit të litarëve faktikisht u shpik nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë.

 

Një projekt tjetër i madh i viteve 1960 ishte të ndaluarit e ndërmarrjes së një porjekti të propozuar nga Italianët për ndërtimin e një tërkuzori për në majën Matterhorn dhe një plani Zvicerian për të ndërtuar një hekurudhë për në majë të malit Jungfrau. Të dy këto protesta ishin të suksesëshme, por UIAA nuk mundi të parandalonte ndërmarrjet e tjera, të tilla si konstruktimi i tërkuzorëve në Francë (lidhjen Aguille du Midi me Col du Geant) dhe në Zvicër (Mali Pilatus).

 

Më 1960 u krijua Stampa e Sigurisë e UIAA-së për pajimet e ngjitjeve malore e cila u aprovua ndërkombëtarisht më 1965. Stampa kishte nevojë për një logo, dhe meqë puna duhej të kryhej shpejt, anëtari i komitetit J. Juge i kërkoi djalit të tij të pikturonte një mal, dhe pastaj i shtoi gërmat UIAA dhe rrethin. Pas kësaj ngjitësit e maleve e dinin se për çfarë simboli duhej të shikonin për të blerë pajime dhe për shumë ngjitës të rinj malesh të shikuarit/parët e kësaj logoje është takimi i tyre i parë me federatën (UIAA).

 

Gjatë viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980 pati një vetëdijshmëri të rritur të ndikimit në mjedis nga ngjitjet malore, gjë që më 1982 solli deklaratën e UIAA në Kathmandu; një thirrje kjo për veprim kundër degradimit të maleve. Ndërkohë Komisioni i Sigurisë zhvilloi standarde për karabinat, helmetat dhe kofshoret dhe më 1982. Përvjetori i pesëdhjetë i federatës u festua në Chamonix dhe në Kathmandu. Një tjetër çështje e rëndësishme ishte qasja në malet. UIAA gjithashtu ra në ujdi për shkallën e 7-të të vështirësisë së ngjitjes malore.
Në fillim të viteve 90-të u organizua Kupa Botërore e garës së kacavarjes gjë që i shtroi rrugën sporteve garuese të UIAA-së. Pati një vetëdijësi të rritur rreth çështjeve etike të lidhura me ngjitjet malore dhe Asambleja e Përgjithëshme njëzëri përshtati një mocion kundër fluturimeve për të soditur pamjet në male. Më 1995, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se UIAA është njohur si federatë që përfaqëson sportet malore. UIAA gjithashtu publikoi një fjalor shumë gjuhësh për termat e ngjitjeve malore për të lehtësuar ngjitësit e shteteve të ndryshme për të komunikuar.
Më 1999 u krijua Këshilli Ndërkombëtar i UIAA-së për garat e skive malore (ISMC) dhe më 2003 u formua një komision për garat e kacavarjes në akull. Më 2002 UIAA publikoi një “Summit Charter” duke përshkruar vlerat dhe principet e organizatës. Në këtë dekadë u formulua edhe shkalla 8 e vlerësimit të ngjitjeve.

 

Në vitin 2006 Asambleja e Përgjithshme e UIAA pranoi se nuk ishte më e mundëshme për të mbajtur të gjitha seksionet e UIAA-së bashkë në një federatë të vetme. Andaj u krijua një Federatë Ndërkombëtare e pavarur për garat e kacavarjes: Federata Ndërkombëtare e Kacavarjes Sportive. Kacavarja në akull mbetet pjesë e UIAA. Më 2007 UIAA festoi 75 vjetorin dhe më 2009 federata kishte thuajse 1.3 miljon anëtarë nga e mbarë bota (por jo nga Shqipëria).